Për veten Vendosmëri - Përkushtim - Transformim Cakto seancën Autentike dhe Reziliente
Rreth terapisë

Mos e djeg veten, për me i mbajt ngroht të tjerët.

Psikoterapia ju ndihmon me u ballafaqu me pasigurinë, izolimin, vetmin, trishtimin, vetlëndimin, mërzinë, humbjen apo sfidat e tjera emocionale të përditshmërisë. Ajo ju përkrah me kuptu veten ma mirë, me ndryshu zakonet negative e me i përmirësu marrëdhaniet personale. Rezultatet që mundet me pritë një i rritun prej psikoterapisë janë ma shumë qetësi mendore, rritje e vetëbesimit, përmirësim i humorit dhe aftësi ma të mira për me i përballu vështirësitë e përditshme.

PËR MIRËQENIEN TËNDE

Eksploro përvojat dhe përjetimet

Vështirësitë e Ankthit

Vështirësitë e Ankthit janë ndjenja të forta shqetësimi dhe frike që i pengojnë njerëzit të jetojnë normalisht, duke i bërë ata të ndihen të mbingarkuar dhe të paaftë për të përballuar situatat e zakonshme.
Më shumë

Vështirësitë Depresive

Vështirësitë Depresive janë ndjenja të thella hidhërimi, mungesë energjie dhe humbje të interesit për gjërat që dikur e bënin njeriun të lumtur, shpesh si pasojë e traumave të kaluara dhe mungesës së lidhjeve emocionale të shëndetshme.

Më shumë

Çrregullimi i Traumës dhe Stresit

Çrregullimi i Traumës dhe Stresit është një gjendje psikologjike që rezulton nga përvoja traumatike, e cila çon në ndjenja të vazhdueshme të frikës, ankthit dhe çrregullimeve emocionale, duke penguar individin të funksionojë normalisht dhe të krijojë lidhje të shëndetshme me të tjerët.

Më shumë

Vështirësitë e Atashimit

Vështirësitë e Atashimit përfshijnë pamundësinë për të krijuar lidhje të shëndetshme emocionale, frikën nga braktisja ose afërsia, dhe tendencën për të ndjerë dhimbje të thellë nga ndonjë traumë e së kaluarës, që e pengon individin të zhvillojë marrëdhënie të ngushta dhe të besueshme me të tjerët.

Më shumë
Event

Sot kam ligjëruar temën “Rregullimi emocional” tek Shkolla Verore e Akademisë Rinore e organizuar nga Shoqata Fetah Efendi në qytetin e Shkupit. Me adoleshentët u diskutuan pyetjet si: Çka është rregullimi? Çka janë emocionet? Me grupin kemi ndarë së bashku mendimet tona rreth emocioneve dhe ndjenjave, gjithashtu edhe rreth emocioneve dhe gjendjeve.

Event

Kam prezantuar temën: “Art Terapia – Përtej diagnozës” në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve që u mbajt në Prishtinë organizuar nga QHPSM dhe Kolegji AAB. Në këtë konferencë ka qenë ndjenjë e veçantë që të ndaj me publikun një nga rastet e mia klinike. Nëpërmjet këtij shembulli klinik u ilurstruan efektet e dobishme të Art Terapisë në punen me fëmijët.

Çfarë thonë klientët për psikoterapinë?