Psikologjia një perspektivë e artë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Psikologjia një perspektivë e artë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Sot isha i ftuar tek Shoqata Fettah Efendi në kuadër të AKADEMIA RINORE për të ligjëruar për psikologjinë si fushë e studimit, dobinë dhe benefitet, sfidat si dhe për perspektivën e saj sot dhe nesër. Me temën: “Psikologjia një perspektivë e artë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” bashkëbiseduam me një grup entuziast të shkollave të mesme në Shkup për psikologjinë mes artit dhe shkencës, modeli i profesionistit të suksesshëm, psikologjia përballë profesioneve të tjera, të jesh profesionist në Republikën e Maqedonisë së Veriut, etj.