Nën organizimin e Qendra Terapeutike Heimerer në #Tetovë u mbajt Konferenca e 4-të Ndërkombëtare Ballkanike për Autizmin. Me kënaqësi të veçant kam moderuar këtë event ndërkombëtar pjesmarrësit e të cilit ishin ekspert të fushës nga ballkani, Europa dhe SHBA. Thuhet se: “Disa kërkojnë vende të bukura. Të tjerë e bëjnë një vend të bukur”. Sot patëm mundësinë të dëgjonim gjëra të bukura, që ne të jemi në gjendje të ndihmojmë njerëzit e bukur që fati ka përcaktuar ata të kenë vetëm një gjë më shumë se ne: diagnozën e autizmit. Kjo konferencë ka luajtur rolin për të rritur ndërgjegjësimin për stigmën që njerëzit mund të kenë zhvilluar përmes keqinformimit dhe njohurive të pakta për ata që i përkasin spektrit.