Sot kam ligjëruar temën “Rregullimi emocional” tek Shkolla Verore e Akademisë Rinore e organizuar nga Shoqata Fetah Efendi në qytetin e Shkupit. Me adoleshentët u diskutuan pyetjet si: Çka është rregullimi? Çka janë emocionet? Me grupin kemi ndarë së bashku mendimet tona rreth emocioneve dhe ndjenjave, gjithashtu edhe rreth emocioneve dhe gjendjeve. Ata praktikuan teknika të shprehjes së emocioneve dhe bashkëbiseduam për vështirësitë e të shprehurit të emocioneve në përditshmëri dhe në familje. Në fund u bisedua rreth meditimit, inteligjencës emocionale dhe të rinjët patën rastin të shohin një simulim të një seance psikoterapeutike me një nga pjesëmarrësit prezent.